Gazeta Si – Në ndeshjen e parë zyrtare të një klubi kosovar në grupet e një kompeticioni europian, Ballkani ka barazuar 1-1 me CFR Cluj të Rumanisë. Një tjetër arritje historike për këtë skuadër, që merr pjesë ne grupet e Ligës së Konferencës.

Kampionët e Kosovës madje ishin shumë afër fitores, sepse kryesonin 1-0 deri në kohën shtesë, kur rumunët barazuan. Armend Thaçi mgriti peshë stadiumin “Fadil Vokrri” me golin e avantazhit në minutën e 65-të.
Kur skuadra e Ilir Dajës po bëhej gati të festonte fitoren, Cluj barazoi shifrat. Mëkat, sepse Ballkani bëri një lojë të mirë, e qarkulloi mirë topin dhe rrezikoi disa herë, ku veçohen gjuajtjet e Krasniqit dhe Gripshit në pjesën e parë.
Gjithsesi, është një debutim i suksesshëm i skuadrës kosovare në grupet e Ligës së Konferencës, edhe pse ishin të gjitha mundësitë për fitore. Një pakujdesi në momentet e fundit i hoqi Ballkanit 2 pikë.
Në të njëjtin grup me Ballkanin dhe Cluj janë edhe Sllavia e Pragës dhe Sivaspori. Edhe ndeshja mes tyre përfundoi në barazim, 1-1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




