Futboll

Incidente të rënda mes tifozëve gjermanë e francezë, shtyhet Nisë-Këln

Gazeta Si – Përsëri incidente në një stadium futbolli në Francë. Para sfidës së Ligës së Konferencës mes Nisës dhe Këlnit, tifozët e dy skuadrave janë përleshur mes tyre në ‘Allianz Riviera’, duke shkaktuar incidente të rënda.

UEFA ka ndërhyrë, duke shtyrë nisjen e ndeshjes në fjalë. Një tifoz gjerman, që ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash, është në gjendje të rëndë.

Drejtuesit lokalë, UEFA dhe drejtuesit e dy skuadrave u mblodhën për të marrë një vendim për ndeshjen. UEFA, sipas RMC, donte që ndeshja të luhej, kurse prefektura kërkoi shtyrjen e saj në një datë tjetër.

Përplasjet e dhunshme mes dy tifozërive kishin nisur gjatë ditës në qytet, për të vazhduar më pas afër stadiumit të Nisës. Policia franceze përdori gas lotsjellës, por, sipas medieve lokale, e kishte të vështirë përballimin e tifozëve gjermanë, që kishin shkuar në masë në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë