Nga Gazeta Si – Mesdheu vijon të ndikohet nga Anticikloni afrikan i cili po mban mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, data 08 Shtator 2022
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/32°C
Zona e ulët 15/35°C
Zona bregdetare 22/33°C
Kosova, e Enjte data 08 Shtator 2022
Moti do të jetë me mjegull në mëngjes, kthjellime vranësira kalimtare gjatë ditës. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 28°C -32°C .
E Premte, data 09 Shtator 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriore dhe veriperëndimore. Era do të jetë me intensitet me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/31°C
Zona e ulët 18/35°C
Zona bregdetare 22/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




