Gazeta Si – Diferencat janë të dukshme, rezultati nuk gënjen. Bajern Mynih ka treguar supermacinë e tij gjatë gjithë ndeshjes me Interin, duke fituar 0-2 në ‘Meaza”. Gjermanët duket sikur janë nga një tjetër planet dhe Interi ishte ‘i vogël’ para tyre.
Goli i Sane ishte për manual: pasim preciz i Kimish nga mesfusha, kontroll klasi, driblim i portierit dhe gjuajtje e saktë. Para minutës së 25-të, kur bavarezët kaluan në avantazh, e goditën disa herë kuadratin e Onanës, kurse Interi vetëm në ndonjë rast sporadik e vizitoi Nojerin.
Goli i dytë pastaj erdhi pas kombinimeve spektakolare të Bajernit në zonën e zikaltërve, sërish me protagonist Sane, që detyroi Dambrozion ta çonte topin në rrjetën e tij. Korrea humbi një rast të mirë për golin e nderit, duke gabuar përballë Nojerit. Asllani qëndroi gjithë kohën në stol.
Shpërfytyrim i papritur ishte ai i Liverpulit në fushën e Napolit. Që në pjesën e parë italianët realizuan 3 gola dhe shëprdoruan një penallti, ndërsa ndeshja u mbyll 4-1. Duket se për skuadrën e Jurgen Klop po mbyllet një cikël dhe ndoshta gjermani është trajneri i radhës që rrezikon largimin.
Për Barcelonën ishte një formalitet fitorja ndaj Viktoria Plzen. Katalanasit shënuan 5 herë në portën e çekëve, 3 herë me anë të Robert Levandovskit.
Fitore thriller ajo e Atletiko Madrid ndaj Portos. Spanjollët shënuan golin e avantazhit në minutën e 91-të, në të 96-tën u barazuan me penallti dhe në minutën e 11-të shtesë Grizman sigloi fitoren në 2-1.
Champions, faza e grupeve
Ndeshjet e sotme
Ajaks-Rejnxhërs 4-0
E.Frankfurt-Sporting L. 0-3
Atletiko M.-Porto 2-1
Barcelona-Plzen 5-1
Bryzh-Bajer L. 1-1
Inter-Bajern Mynih 0-2
Napoli-Liverpul 4-1
Totenhem-O.Marsejë 2-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




