Futboll

Çelsi shkarkon trajnerin Tomas Tuhel, fatale humbja në Zagreb

Gazeta Si – Vendim i befasishëm te Çelsi. Tomas Tuhel është shkarkuar nga detyra e trajnerit nga klubi londinez. Trajneri gjerman paguan kështu koston e humbjes në Champions kundër Dinamos së Zagbrebit dhe nisjen jo të mirë të kampionatit.

Çelsi është aktualisht në vend të 6-të, me 10 pikë pas 6 ndeshjesh. Në një komunikatë të shpërndarë nga klubi, shkruhet: “Pronarët e rinj, pas 100 ditësh mendojnë se është momenti i duhur për të ndryshuar trajner”.

Graham Poter, trajneri i Brajtonit, është kandidati kryesor për pasuesin e gjermanit në stolin e bluve të Londrës. Mes kandidatëve janë edhe Zinedin Zidan dhe Mauricio Poketino.

Tomas Tuhel me trofeun e Championsit te fituar te Çelsi. Gazeta Si, 7 shtator 2022

“Në emër të gjithë pjesëtarëve të Çelsit, klubi dëshiron ta falënderojë Tomasin dhe stafin e tij për gjithë punën dhe sforcon e bërë gjatë kohës që qëndruan në skuadër. Tomas do të ketë një vend në historinë e Çelsit, pasi fitoi Championsin, Superkupën dhe Kupën e Botës për klube në krye të kësaj skuadre”, – vazhdon komunikata.

Së shpejti Armando Broja do të ketë një trajner të ri. Zgjedhjet e Tuhel në ndeshjet e fundit janë kritikuar edhe nga specialistët e futbollit në Angli. Dukej sikur situata kishte dalë nga kontrolli për gjermanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë