Gazeta Si – Rrugët e trajnerit serb Sinisha Mihajloviç dhe klubit italian janë ndarë pas 3 vitesh e gjysmë. Për momentin Bolonja mban vendin e 16-të në Serinë A, me 3 pikë dhe ende pa fitore.
Pas një mbledhjeje me drejtuesit e Bolonjës në shtëpinë e tij në Romë, Sinisha Mihajloviç është shkarkuar. Qëllimi i drejtuesve të Bolonjës ishte që ta çonin trajnerin te dorëheqja, por siç mund të parashikohej lehtë, ai nuk lëvizi asnjë centimetër.

Klubi atëherë vendosi ta shkarkojë, duke ndërprerë kontratën e vlefshme deri në qershor të viit të ardhshëm. Ka përfunduar kështu aventura e filluar më 28 janar 2019. Kanë qenë 1317 ditë të bukura, por edhe të vështira, të ndikuara edhe nga lufta ndaj leuçemisë nga Mihajloviç.
Për momentin Bolonja do të drejtohet nga trajneri i të rinjve, Vixhani, në pritje të emërimit të trajnerit të ri. Me shumë mundësi, nuk do të vijë De Zerbi, që shihej si kandidat potencial. Tani në garë janë Tiago Mota, Ranieri dhe Paulo Sousa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




