Nga Gazeta Si – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani. KPK gjeti probleme në dy kritere ndaj tij, pasurinë dhe profesionalizimin. Bajram Breçani është prokurori që pushoi akuzën për vrasje për Gjergj Cukalin.
Gjatë seancës së vettingut, Breçani u pyet dhe dha shpjegime lidhur me denoncimin e kryer ndaj tij nga bashkëshortja e ish-efektivit të policisë Arben Bilali, për pushimin e hetimeve ndaj të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortit të saj në Tiranë.
Prokurori Breçani kishte pushuar hetimin për Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Arben Bilali në janar të vitit 2019.
Bajram Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




