Gazeta Si – Armando Broja është gati edhe për skenën e madhe të futbollit europian, Ligën e Kampionëve. Erdhi momenti i ndeshjeve në grupe dhe Çelsi luan në Zagreb me Dinamon ndeshjen e parë. Me skuadrën ka udhëtuar edhe sulmuesi kuqezi, pasi përfshihet në 23-she.
Për Brojën u tha fillimisht se ishte jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Tuhel dhe se nuk kishte shkuar në Kroaci. Por në një video të publikuar nga klubi londinez duket lojtari shqiptar që zbret nga avioni.
A 23-man squad has arrived in Croatia! ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 5, 2022
Gjasat janë që në ndeshjen e së martës Broja të ketë minuta. Ai është gati për të bërë debutimin edhe në Champions me fanellën e Çelsit. Aubamejang, berja e fundit e këtij ekipi, nuk është i gatshëm për shkak dëmtimi.
Trajneri Tomas Tuhel pritet që t’i besojë sulmuesit shqiptar të paktën disa minuta. Aq më tepër që kundërshtari nuk është i një niveli shumë të lartë dhe londinezët janë favoritë për ta fituar ndeshjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




