Futboll

Goditje e fortë për Juventusin, Di Maria humb ndeshjen e Championsit

Gazeta Si – Argjentinasi i Juventusit, Angel Di Maria, e ka humbur ndeshjen e debutimit me fanellën bardhezi në Champions. Klubi italian ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen me PSG-në, ku Di Maria nuk figuron.

Sulmuesi anësor humbet kështu sfidën me ish-skuadrën e tij. Lojtari bëri një test gjatë paradites së sotme në stërvitje, por rezultati nuk ishte pozitiv, kështu që trajneri Alegri nuk ka dashur të rrezikojë.

Kishte shumë shpresa se argjentinasi do t’ia dilte, por nuk ka ndodhur kështu. Një goditje e fortë kjo për Juventusin për një ndeshje me shumë rëndësi si kjo me PSG-në, rival direkt për kreun e grupit.

Juventusi nuk do të ketë të gatshëm në këtë sfidë as portierin polak Shezni. Ai është dëmtuar dhe i duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë