Gazeta Si – I zhdukur që të premten e kaluar kur, duke mos e parë të kthehej në shtëpi – ku ishte në ‘arrest shtëpiak’, por me leje për të shkuar në punë – gruaja e tij kishte njoftuar policinë.
Trupi i 43-vjeçarit shqiptar Fatmir Ara, pronar i një firme të vogël ndërtimi në Mathi, në zonën Canavese (Torino), ku banonte u gjet i ekzekutuar të dielën në mbrëmje.
Në trupin e gjetur në fushat e San Carlo Canaveses, kishte shenjat e të paktën tre të shtëna me armë zjarri tip pistoletë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Megjithatë, më parë mund të jetë dhunuar, ndonëse një përgjigje më e besueshme për shkaqet dhe dinamikën e vdekjes do të vijë nga autopsia.
Trupi ishte në tokë pranë një vagoni të errët përgjatë një rruge të vogël, jo më shumë se dhjetë minuta me makinë nga vendi ku shqiptari punonte.
Kërkimet e karabinierëve kishin nisur menjëherë, deri në gjetjen e trupit, në një fushë të hapur.
Duke mos hedhur poshtë asnjë hipotezë, përshtypja është se krimi mund të jetë jetë kryer nga grupe kriminale. Në fakt, Fatmir Ara ka pasur disa precedentë për krime kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje.
Në veçanti, katër vjet më parë, ai kishte përfunduar në gjyq para gjykatës së Ivreas për një histori që kishte përfshirë edhe një pjesëtar të policisë: Fatmir Ara i kishte kërkuar të kontrollonte bazën e të dhënave nëse kishte hetime ndaj tij.
Mediat italiane shkruajnë se autoritetet duket se po kërkojnë brenda rrethit të të njohurve të 43-vjeçarit.
Kjo pasi vrasësi dyshohet se i njihte mirë lëvizjet e biznesmenit shqiptar, ashtu sikurse edhe zonën kur u gjet i vrarë. Rrugët që të çojnë në San Carlo Canavese janë pa kamera sigurie.
Trupi i tij u sinjalizua nga një kalimtar i rastit, pak metra larg automjetit në pronësi të vëllait të tij, por në përdorim të Fatmirit.
Automjeti u gjet i djegur pjesërisht, e dukej si një përpjekje e autorit të krimit për të zhdukur gjurmët e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.