Gazeta Si – Pas humbjes në shtesë me Vllaninë në Shkodër, Kukësi ka humbur edhe në fushën e tij. Edhe këtë herë e ka pësuar në fund, por ajo që e bën më të rëndë këtë humbje ka të bëjë me faktin se kundërshttar ishte Kastrioti, që fitoi 1-2 në ‘Kukës Arena’.
Në të tilla raste, me 2 humbje në 3 ndeshje, trajneri është i pari që rrezikon. Skënder Gega, pas humbjes ka pohuar se merr përsipër përgjegjësitë e tij. Ai theksoi se është e pafalshme që skuadra të pësojë gola ashtu.

Kukësi kaloi i pari në avantazh, por shumë shpejt u barazua dhe në minutën e fundit Mehmeti i dha një goditje të fortë ekipit verior dhe fitoren Kastriotit. Pas tri javësh, Kukësi, me një merkato të bujshme, ka regjistruar një barazim me Tiranën dhe ka humbur me Vllazninë dhe Kastriotin.
Ndeshja tjetër e luajtur sot, Teuta-Erzeni, u mbyll në barazim pa gola. Shijakasve iu mohua një gol në këtë ndeshje për pozicion jashtë loje. Pamjet treguan se goli ishte i rregullt.
Te premten Vllaznia mundi 1-2 Tiranën, ndërsa të dielën luhen dy ndeshjet e tjera të javës së tretë, Bylis-Partizani dhe Laçi-Egnatia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




