Moti

Vera mbyllet me reshje shiu dhe ulje temperaturash

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga moti i paqëndrueshëm që do të sjellë reshje shiu dhe temperaturat e ulëta në territorin e Shqipërisë.

Ditën e nesërme (e mërkurë), moti do të jetë me kthjellime në pjesën perëndimore dhe mjegull në bregdet në mëngjes. Në mesditë do të ketë vranësira duke pasuar nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore. Era do të jetë drejtimi Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.

Temperatura minimale dhe maksimale:

Zona malore 13/28°C

Zona e ulët 14/34°C

Zona bregdetare 18/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë