Futboll

Bomba e ‘Financial Times’, Yankees dhe LeBron Xhejms do investojnë te Milani

Gazeta Si – ‘Financial Times’ zbulon lëvizjet e fundit të bujshme që lidhen me Milanin. Sipas saj, skuadra e bejsbollit e New York Yankees dhe një fond investimi nga Los Anxheles kanë vendosur të investojnë te Milani. Bashkë me grupin RedBird, që po blen klubin kuqezi për 1.2 miliardë euro.

Yankees janë në pronësi të familjes Steinbrenner dhe të ‘Main Street Advisors’, fondit me seli në Los Anxheles, ku mes investitorëve është edhe ylli i basketbollit, LeBron Xhejms. Pjesë e këtij fondi janë edhe producenti muzikor Xhimi Iovine dhe reperi Drejk.

New York Yankees. Gazeta Si, 30 gusht 2022

Sipas burimeve të ‘Financial Times’, ata do të bëhen aksionerë të Milanit. RedBird do ta bëjë njoftimin zyrtar të hyrjes së partnerëve të rinj të mërkurën, kur do të marrë zyrtarisht kontrollin e klubit nga pronari aktual.

Kardinale ka punuar me New York Yankees për shumë vite kur ishte te ‘Goldman Sachs’. Ai ishte një nga investitorët e parë të kanalit sportiv rajonal të skuadrës, ‘YES Network’. Sipas ‘Financial Times’, në akord mund të përfshihet edhe transmetimi i ndeshjeve të Milanit në këtë kanal.

Nuk është aventura e parë e Yankees në futboll. Bashkë me Sitin, janë bashkëpronarë të Nju Jork Sitit në Mls. Tani duhet të bashkëpunojnë ngushtë me Milanin, ndërsa Kardinale synon të shtojë të ardhurat e klubit për të qenë në një nivel me sukseset.

Ylli i basketbollit amerikan. LeBron Xhejms. Gazeta Si, 30 gusht 2022

Raportet e mira të Kardinale me sportistët e njohur kanë ndihmuar edhe për akordin me ‘Main Street’ dhe Xhejmes, Iovine dhe Drejk. Ata nuk do të jenë të impenjuar direkt, por janë investitorë vetëm nëpërmjet fondit.

LeBron Xhejms dhe ortaku i tij Maverik Karter kishin lidhej biznesi me Kardinale. RedBird është aksioner i grupit mediatik të çiftit, ‘SpringHill’. Ata kanë kuota në minorancë në ‘Fenway Sports Group’, që kontrollon Liverpulin në Angli dhe Red Sox.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë