Futboll

Një penallti i jep kreun, Partizani i vetmi me pikë të plota

Gazeta Si – Dy ndeshje radhazi në ‘Elbasan Arena’, dy fitore radhazi për Partizanin. Të kuqtë janë të vetmit me pikë të plota në Superiore pas dy javëve të para të kampionatit.

Partizani-Laçi ishte ndeshja përmbyllëse e javës së dytë. Ajo u vendos nga një penallti e fituar dhe e kthyer në gol nga Skuka në fundin e pjesës së parë. Penalltia për ekipin e Kolelës u akordua nga VAR-i, që dalloi një kontakt mes sulmuesit dibran dhe Mazrekajt të Laçit.

Momenti kur VAR -i akordoi penalltine per Partizanin. Gazeta Si, 29 gusht 2022

Kurbinasit nuk mundën ta ndryshonin rezultatin gjatë pjesës së dytë, duke pranuar humbjen e parë sezonale. Partizani, ndoshta edhe me pak fat, po merr maksimumin në këto javë të para.

Pas tij vijnë Tirana, Bylisi dhe Erzeni me nga 4 pikë në 2 ndeshje. Java e tretë e Superiores nis të premten me sfidën Tirana-Vllaznia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë