Gazeta Si – SPAK ka shpallur moskompetencë për katër të akuzuarit nga 17 në total të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.
Pas shpalljes së moskompetencës, tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së kryeqytetit për të dhënë verdiktin ndaj katër personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.
Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për ata me argumentin se nuk janë zyrtarë të lartë.
Tashmë hetimet për shtetasit Sazan Gorishova, Eni Sejdinaj, Klevis Kotorri dhe Elton Gavoci do kryhen nga Prokuroria e Tiranës.
Kurse për 13 të akuzuarit e tjerë dosja do të vijojë të jetë në Gjykatën e Posaçme.
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës.
Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjen e certifikatave të pronësisë.
Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë.
Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




