Moti

Edhe këtë javë vazhdon moti i paqëndrueshëm

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

Ditën e sotme (e hënë)moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonat malore dhe pjesërisht në zonën qendrore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      16/29°C

Zona e ulët         17/35°C

Zona bregdetare  20/33°C

E martë, data 30 gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të pasohen nga reshe shiu dhe stuhi në zonat malore pjesërisht në zonën qendrore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdetin. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      15/29°C

Zona e ulët         19/34°C

Zona bregdetare  20/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë