Gazeta Si – Java e dytë e Superiores nisi të shtunën me ndeshjet Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni, ku nuk pati asnjë fitues. Në fushë zbresin sot kampionët e Tiranës, ndërsa në mbrëmje luhet kryendeshja mes Vllaznisë dhe Kukësit.
Tirana synon fitoren e parë në kampionat, pas barazimit 1-1 me Kukësin në javën e parë. Kryeqytetasit luajnë në Rrogozhinë, ku nuk do ta kenë aspak të lehtë, aq më tepër që Egnatia vjen nga një humbje.

Trajneri Orges Shehi ka menduar të bëjë disa ndryshime në sulm dhe në mbrojtje, me qëllim që Tirana të marrë trepikëshin e parë të kampionatit. Bardheblutë kanë afruar së fundi ish-mesfushorin e Laçit, Ardit Deliu.
Ndeshja më interesante e javës luhet në “Loro Boriçi”, në orën 19:30. Vllaznia pret Kukësin e trajnerit Gega dhe me ndihmën e tifozëve kërkon fitoren. Shkodranët kanë detyrën të shlyejnë gabimin e javës së parë, kur u mundën nga Erzeni debutues.
Trajneri Mirel Josa mbështetet te po ata lojtarë që luajtën javën e parë, me shpresën që sot të jenë më të motivuar në fushë. Kukësi do të kënaqej ndoshta edhe me një barazim në këtë transfertë të vështirë.
Java e 2-të e Superiores mbyllet ditën e hënë, me sfidën Partizani-Laçi. Erzeni kryeson për momentin renditjen, me 4 pikë pas dy ndeshjesh.
Superiore, java e dytë
Sot
Egnatia-Tirana
Vllaznia-Kukësi
Dje
Teuta-Bylis 1-1
Kastrioti-Erzeni 0-0
Të hënën
Partizani-Laçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




