Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 25-vjeçarin Ardit Çela, i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentative ndaj të dashurës së tij, duke tentuar ta djegë me benzinë.
Gjatë seancës gjyqësore, i riu ka deklaruar se janë të pavërteta akuzat e ngritura nga prokuroria.
Çela dhe dy shokët e tij kanë mohuar që kanë tentuar ta djegin, por janë justifikuar duke thënë se kanë dashur ta trembnin 16-vjeçaren. Sipas tij, tek ish e dashura 16-vjeçare kishte shkuar vetëm për t’u sqaruar.
Sipas akuzës, Ardit Çela dhe dy shokët e tij akuzohen se dhunuan dhe tentuan ta digjnin me benzinë 16-vjeçaren.
Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura. Sipas burimeve të policisë, e mitura ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me Ardit Çelën 25 vjeç, ndërsa kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për motive xhelozie.
Më pas 25-vjeçari ka marrë dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M dhe kanë dhunuar 16-vjeçaren si dhe kanë tentuar ta djegin benzinë.
Sipas dëshmisë së dy shokëve të ish të dashurit të vajzës, ata nuk kanë patur plan për të vrarë të miturën, por vetëm ta kërcënonin
Ndërkohë në dëshminë e saj vajza ka treguar si është lyer me benzinë dhe ka arritur të largohet duke u shmangur tragjedinë.
“Kam parë Arditin që të më lagi në shkallët e pallatit me një bidon të vogël, të cilin e kishte mbushur me benzinë. Benzinën e kam dalluar nga era, dhe jam trembur shumë. Arditi ka nxjerrë nga xhepi një çakmak dhe aty, e tmerruar jam larguar me vrap përmes pallateve duke kërkuar ndihmë…” – ka treguar në polici 16-vjeçarja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




