Futboll

S’ka kthim në Superiore, Guri i bashkohet kolonisë shqiptare në Turqi

Gazeta Si – Sindrit Guri ka firmosur sot në Turqi. Ai është lojtari më i ri i Istanbulsporit, ku gjen edhe shqiptarët e tjerë, Eduart Rroca, Kristal Abazaj, Valon Et’hemi, si dhe lojtarin e Kosovës, Jetmir Topalli.

Lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur me klubin turk, i shoqëruar nga menaxheri Shkumbin Qorrmemeti. Vetëm pak kohë më parë sulmuesi shkodran u largua nga Shkëndija e Tetovës dhe në ndjekje të tij u vunë klubet më të mëdha të Superiores.

Guri firmos per Istanbulsporin. Gazeta Si, 26 gusht 2022

Asnjë prej tyre nuk pati fatin ta ketë këtë futbollist, sepse ai zgjodhi Turqinë. Më parë shkodrani është aktivizuar edhe në Belgjikë, me klubin e Ostende.

Lojtarëve shqiptarë u ka ecur mirë në Turqi dhe pritet që edhe Sindrit Guri të shpërthejë me fanellën e Istanbulsporit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë