Futboll

Liga e Europës, Hysaj dhe Kumbulla njohin rivalët në grupe

Gazeta Si – Është hedhur sot edhe shorti i fazës në grupe për Ligën e Europës. Një kompeticion, ku do të shohim edhe dy nga lojtarët e Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla por edhe kavajasin Regi Lushkja.

Roma e Marash Kumbullës ka rënë në Grupin C, bashkë me bullgarët e Ludogorets, spanjollët e Betisit dhe finlandezët e Helsinkit.

Tete grupet e Liges se Europes. Gazeta Si, 26 gusht 2022

Lacio e Elseid Hysaj bën pjesë në Grupin G dhe ka si kundërshtarë holandezët e Fejnordit, danezët e Midtjyllandit dhe austriakët e Shturmit.

Regi Lushkja, mesfushori që luan për Sherif Tiraspol të Moldavisë, do të ndeshet me një emër të madh në grup, siç është Mançester Junajtid. Në Grupin E bën pjesë edhe Real Sociedad dhe Omoni. Një grup shumë i vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë