Futboll

Marash Kumbulla kthehet në radarët e Interit, e ndjek dhe Fiorentina

Gazeta Si – Para se të linte Veronën, Marash Kumbulla ishte në listën e dëshirave të Interit dhe Lacios, por në fund firmosi për Romën. Mbrojtësi i Kombëtares nuk ka pasur shumë hapësira te kjo skuadër dhe klube të ndryshme duan të përfitojnë.

Sipas shtypit sportiv italian, Kumbulla është kthyer në modë tek Interi. Ka një ide për një shkëmbim të mbrojtësit shqiptar me mesfushorin Galiardini. Për momentin gjithçka është në kuadrin e një hipoteze, por mund të ketë zhvillime konkrete së shpejti.

Kumbulla me flamurin kuqezi. Gazeta Si, 26 gusht 2022

Emri i Kumbullës orët e fundit ka dalë edhe në merkaton e Fiorentinës. Klubi nga Firence po kërkon të furizojë mbrojtjen para mbylljes së merkatos dhe sipas gazetarit Xhanluka Di Marcio, Kumbulla shihet si një nga alternativat më të mira.

Për lojtarin kuqezi do të ishte mirë që të kalonte në një skuadër, ku mund të aktivizohej në vazhdimësi. Trajneri Mourinjo nuk e ka nxjerrë atë jashtë planeve, por e ka aktivizuar shumë pak gjatë kohës së drejton Romën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë