Moti

Shiu do na shoqërojë pjesërisht edhe në fundjavë

Shtjella ballkanike vijon të jetë aktive duke stopuar stinën e verës në territorin e Shqipërisë e cila është me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

E Enjte, data 25 Gusht 2022

Ditën e sotme (e enjte), moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat e ulëta dhe stuhi në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8  m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në zonën perëndimore.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      14/28°C

Zona e ulët         17/34°C

Zona bregdetare  20/32°C

E Premte, data 26 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7  m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      15/30°C

Zona e ulët         18/35°C

Zona bregdetare  21/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë