Gazeta Si – Paulin Pacuku, i cili dyshohet se një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku, është arrestuar nga policia.
Deri në këtë fazë të hetimit, ndaj 61-vjeçarit, i cili u shoqërua në komisariat, janë ngritur akuzat “vrasja nga pakujdesia” dhe “armëmbajtja pa leje”.
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe nga pakujdesia në një moment arma është shkrehur.
Gruaja 54-vjeçe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj.
Por me të mbërritur në Spitalin e Mirditës, ajo ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në organet jetësore.
Por ndryshe nga sa raporton policia për një ngjarje aksidentale, familjarët e të ndjerës janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.
Ata kanë kërkuar që kjo procedurë të kryhet nga mjekë në Tiranë, për të vërtetuar se si ka ndodhur ngjarja.
Paulin Pacuku ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vete dhe më pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë.
Çifti bashkëshortëve ishin prindër të dy fëmijëve, por në momentin e ngjarjes asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi, në fshatin Jezull të Mirditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




