Drejtësia

Dyshimet për spiunazh, dy rusët dhe ukrainasi nën arrest për 3 akuza

Gazeta Si – Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi që u kapën në uzinën ushtarake të Gramshit, dyshohet se kanë pasur aktivitet spiunazhi në vendin tonë. Kështu, ndaj tyre Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar tre akuza që lidhen me spiunazhin.

Policia e Elbasanit, ka njoftuar mbrëmjen e të dielës se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Mikhail Zorin, 24 vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe, të dy shtetas rus dhe Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç, shtetas ukrainas, për veprat penale: “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete” dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, për këto vepra penale,, rusë dhe ukrainasi mund të dënohen me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

Dy shtetas rusë dhe ukrainasi janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Dy ushtarakët janë sjellë me urgjencë në QSUT ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur, pasi kishin paralize faciale dhe probleme me sytë.

Në orët e vona të mbrëmjes, u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar dhe këtë diel kanë lënë spitalin në QSUT.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë