Lajme

Incidenti në Gramsh, dy ushtarët e sulmuar me spraj nga rusët dalin nga spitali

Gazeta Si - Dy ushtarët, të cilët u sulmuan në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mesditën e të dielës kanë lënë spitalin, njoftoi pavioni i Toksikologjisë në QSUT.

Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, janë dy ushtarët të cilët u lënduan ndërsa ishin në krye të detyrës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku ranë pre e sulmit nga shtetas rusë dhe ukrainas.

Pasi i kanë pikasur dy ushtarët janë afruar dhe janë përleshur fizikisht, njëri nga rusët ka përdorur spraj,duke i lënduar në sy.

Pas ngjarjes, tre shtetasit e huaj janë arrestuar, ndërsa dy ushtarakët shqiptarë u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës.

“Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!" shkruan Niko Peleshi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë