Treg

KESH rinis blerjet e energjisë me çmime rekord. 7.6 mln euro për datat 20 dhe 21 gusht

Nga Gazeta ‘SI’ – Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është tërhequr nga anulimi i ankandit të energjisë dhe ka kryer blerjen e 15.624 megavatorëve energji një ditë më parë.

Kur KESH ka kryer blerjen, në bursën Hungareze çmimi për një MWh ishte 563.48 euro dhe në total blerja i ka kushtuar Shqipërisë, 7.6 mln euro. Energjia e blerë në këtë vlerë do të lëvrohet gjatë datave 20 dhe 21 gusht 2022.

Dy ditë më parë, KESH anuloi ankandin ku kërkonte të blinte energji për të njëjtat data, pikërisht nga çmimet e larta që pasqyronte bursa, ndonëse atëherë një megavatorë shitej me rreth 100 euro më pak nga dita kur Korporata bëri blerjen. KESH lajmëroi se kaskada e Drinit do të ishte furnizuesi i vetëm energjitik i Shqipërisë për ditët në vijim, por kjo nuk ndodhi.

E gjithë Europa po perballet me çmime të larta të energjisë, përfshirë gazin, naftën dhe elektricitetin, duke i shtyrë vendet të përshpejtojnë tranzicionin e tyre energjitik dhe të largohen nga varësia ruse.

Pak ditë më parë, kreu i bursës serbe të energjisë, Milos Mladenovic, u shpreh se deri në mbyllje të vitit 2022, e gjithë Europa Juglindore do të blejë energji me 500 euro/MWh ose edhe më shtrenjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë