Moti

Edhe sot i nxehti afrikan, temperaturat bien në fundjavë

Ballkani jug-lindor po ndikohet nga hyrja e masave ajrore shumë të nxehta nga Afrika të cilat kanë rikthyer temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Ditën e sotme (e premte), moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat perëndimore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/36°C

Zona e ulët         18/41°C

Zona bregdetare  21/38°C

E Shtunë, data 20 Gusht 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshe shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7-15  m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/31°C

Zona e ulët         18/33°C

Zona bregdetare  21/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë