Gazeta Si – Merkato jo vetëm në futbollin e meshkujve, por edhe atë të femrave. Dhe për më tepër te Vllaznia, skuadra kampione e Shqipërisë që na përfaqëson në Champions.
Presidenti Lazër Matija ka prezantuar sot blerjet e reja, që nuk janë pak, por 9 futbolliste. Prezantimi është bërë para nisjes së Vllaznisë për në Mal të Zi, ku të dielën do të luajë me fituesin e çiftit Breznica-Spartak Mijava.
Me Vllazninë janë bashkuar 5 futbolliste amerikane, 3 kosovare dhe 1 malazeze. Shkodranet përforcohen me amerikanet Megan Lee Mc Clure, Alexus Nychole Knox, Meghan Lee Cavanaugh, Tarah Lynn Patterson dhe Kelly Nicole Giddes.
Jehona Shala, Edona Kryeziu dhe Donjeta Halilaj janë tri futbollistet që vijnë nga Kosova, kurse Maja Sharanoviç vjen nga Mali i Zi dhe është pjesë e kombëtares së vendit të saj.
Presidenti Matija nuk është kursyer aspak në merkato. Vllaznia synon ta fitojë ndeshjen e së dielës për të qenë pjesë e 32 skuadrave më të mira të Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




