Nga Gazeta “SI”- Kriza energjitike botërore u thellua të martën pas një rritje të fortë të çmimeve të gazit natyror në Europë dhe SHBA që kërcënon recesionin për ekonomitë më të mëdha në botë.
Tregu i gazit në Europë u rrit me 10% në vlerën e 251 euro për megavatorë, njësoj sikur nafta të shkojë 400 euro për fuçi. Çmimet janë dyfishuar që nga qershori 2022 ndërkohë që tregtarët po mundohen të sigurojnë sasitë për të kaluar dimrin.
Këro lëvizje kanë lidhje me reduktimin e furnizimeve nga Rusia si kushtëzim i mbështetjes së dhënë për Ukrainën nga vendet perëndimore.
Me rritjen e çmimit të gazit 10 herë më shumë se normalja, mundësia e një recesioni të thellë është rritur, me investitorët që shohin të ardhmen e ekonomisë së Gjermanisë me pesimizëm.
Çmimet e gazit në Europë pritet të qëndrojnë në këto nivele, ose edhe më lartë, me afrimin e dimrit, ndërkohë që po flitet për reduktimin e përdorimit të gazit dhe një plan subvencionimi nga Londra në Madrid.
Rritja e mëtejshme do të rriste koston e familjarëve.
“Çmimet e gazit në Europë po kapin përsëri rekorde të reja”, -tha Bill Farren-Price, drejtues i kompanisë energjitike Enverus.
“Me një bllokim të mundshëm total nga Rusia para nisjes së dimrit, ka pak alternativa për të ndaluar trendin deri sa të shikojmë një shkatërrim të plotë të kërkesë dhe hyrjen në një recesion të thellë. Nuk jemi ende aty”.
Tregu i gazit në SHBA është më i lirë falë investimeve offshore në 15 vitet e fundit, por rritjet e kostos së energjisë kanë alarmuar inflacionin dhe Shtëpinë e Bardhë.
Analistët thonë se do të ndodhë një rritje të mëtejshme në të dy kontinentet, me kërkesën në rritje dhe garën e qeverive për të zëvendësuar energjinë ruse./Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




