Kosova

Albin Kurti, takim me Aleksandar Vuçiç të enjten në Bruksel

Gazeta Si - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet ditën e enjte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel. Dy liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë do të takohen kështu pas më shumë se një viti nga takimi i fundit.

Në fokus do të jetë dialogu Prishtinë-Beograd. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Borrell pritet të zhvillojë edhe takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiç.

Albin Kurti. Gazeta Si, 16 gusht 2022

Sipas faqes zyrtare të BE-së, takimi Kurti-Vuçiç është parashikuar për në orën 10:30 të së enjtes. Temë e diskutimit do të jetë arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, takuan sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë. Fokusi i bisedës kishte të bënte me takimet e ardhshme në Bruksel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë