Futboll

Guardiola forcon mbrojtjen, Siti zyrtarizon talentin spanjoll

Gazeta Si – Mançester Siti ka bërë goditjen e radhës. Klubi anglez ka zyrtarizuar 21-vjeçarin spanjoll Serxhio Gomez. Ai vjen nga Anderlehti dhe luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Trajneri Pep Guardiola forcon kështu edhe repartin e prapavijës. Sipas shtypit anglez, Mançester Siti ka derdhur rreth 11 milionë stërlina në arkën e Anderlehtit për të marrë futbollistin spanjoll.

Serxhio Gomez prezantohet te Mançester Siti. Gazeta Si, 16 gusht 2022

‘Qytetarët’ e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, me 2 fitore. Tashmë ata kanë organikë edhe më të plotë, me të cilën do të synojnë për të disatën herë të fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Premier Liga mbetet kampionati më i fuqishëm ekonomikisht. E tregon qartë merkatoja e verës, ku klubet e njohura angleze, si Mançester Siti, Çelsi, Liverpulit etj., kanë bërë goditjet më të fuqishme.

Por jo vetëm klubet e mëdha. Një goditje të bujshme ka bërë së fundi Volverhemptoni, që ka marrë nga Sportingu i Lisbonës mesfushorin Matheus Nunez për 50 milionë euro. Shifra që në kampionatet e tjera nuk ndeshen shpesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë