Gazeta Si – Një tjetër lojtar i Kombëtares ka ndërruar skuadër këtë merkato vere. Enea Mihaj ka lënë Greqinë dhe PAOK-un, për t’u transferuar në Portugali.
Mbrojtësi shqiptar është prezantuar sot te skuadra e tij e re, Famaliçao. Një lëvizje disi e papritur kjo për Mihajn, edhe pse ai ka pasur hapësira të pakta në radhët e PAOK-ut.
Um albanês 🇦🇱 que viajou da Grécia 🇬🇷 e que quer ajudar o nosso Vila Nova 💙
— Futebol Clube de Famalicão (@FCF1931_Oficial) August 15, 2022
⚪🔵 #PeloNossoSímbolo #amordeperdicao pic.twitter.com/km70mmtIJP
Mihaj ka dashur të ndërrojë ambient dhe tani i mbetet të tregojë vlerat e tij në kampionatin portugez. Skuadra e re e mbrojtësit shqiptar zuri vendin e tetë në kampionatin elitar portugez sezonin e fundit.
Enea Mihaj është grumbulluar vazhdimisht në Kombëtare dhe në disa ndeshje është aktivizuar. Pritmshmëritë për mbrojtësin 24-vjeçar janë të mëdha dhe ndoshta kalimi në Portugali mund t’i bëjë mirë atij.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




