Futboll

Ten Hag ndryshon mendje, Ronaldo ‘izolohet’ dhe mund të largohet

Gazeta Si – Të shtunën Mançester Junajtid preku pikën më të ulët. U mund 4-0 nga Brentfordi dhe pas 2 javësh kampionat mban vendin e fundit në Premier Ligë. Erik Ten Hag hodhi në fushë nga minuta e parë Kristiano Ronaldon, por sërish humbi.

Holandezi është trajneri i parë që humb 2 ndeshjet e para në 101 vite histori të klubit. Një turpërim, që sipas ‘The Athletic’, e ka bërë ish-trajnerin e Ajaksit të ndryshojë qëndrim për Ronaldon.

Zhgënjimi i Ronaldos në stol. Gazeta Si, 15 gusht 2022

Portugezi mund të largohet, duke parë vështirësitë e mëdha për t’u riintregruar në grup. Që në fillim të verës Ronaldo kishte shprehur vullnetin për t’u larguar, ngaqë Mançester Junajtid nuk merr pjesë në Champions.

Që atëherë ai nuk ka bërë asnjë sforco për t’u përshtatur me orientimet taktike dhe teknik të trajnerit të ri Ten Hag. Ka pasur edhe një debat mes të dyve, por gjithmonë trajneri ka thënë se CR7 bën pjesë në projektin e tij.

Një qëndrim që tani është vënë në dyshim. Ten Hag e ka humbur durimin. Ronaldo shihet si e keqja kryesore te Mançesteri, ai nuk njihet më. Sipas medieve angleze, CR7 vazhdon të stërvitet i vetëm, madje edhe drekën e ka ngrënë vetëm në Kerrington.

Një situatë e vështirë për portugezin, që nuk po arrin të gjejë rrugëdaljen. Menaxheri e ka ofruar Ronaldon te shumë klube të njohura europiane, por askush nuk e ka pranuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë