Rezidenca mahnitëse e Los Anxhelos ku John F. Kennedy kaloi muajin e mjaltit ka dalë në treg për 135 milionë dollarë.
Beverly House ndodhet vetëm disa rrugë larg nga Sunset Boulevard në Kaliforni
Në këtë vilë që i përkiste William Randolph Hearst janë luajtur edhe dy filma “The Godfather” dhe “The Bodyguard”.
Shtëpia 50.000 metra katrorë doli në treg për 95 milionë dollarë në vitin 2012 dhe tani është kthyer në treg nga Jade Mills nga Coldwell Banker për 135 milionë dollarë.
Vila ka 19 dhoma gjumi, 29 banjo, një fushë tenisi, dy teatro, një bibliotekë, një SPA, dhe një shkallë gjigante.
Shtëpia është ndërtuar në vitin 1925 nga arkitekti i njohur Gordon Kaufman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.