Nga sot rikthehen reduktimet e energjisë elektrike. Që nga sot (e hënë) në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike.
Siç ka njoftuar KEDS të dielën, do të ketë 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime.
Nga sot rikthehen reduktimet e energjisë elektrike
Që nga sot në Kosovë do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike.
Siç ka njoftuar KEDS të dielën, do të ketë 6 orë rrymë e më pas 2 orë reduktime.
Këto ndërprerje fillojnë prej orës 8, me kërkesë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), drejtuar KEDS-it – shkak i mungesave të energjisë elektrike si pasojë e krizës globale të energjisë.
“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.
Kosova, por edhe shtete të tjera dimrin e kaluar u përballën me krizë energjetike. Por ky dimër është paralajmëruar më i vështirë sa i përket stabilitetit energjetik shkak i çrregullimeve të tregjeve ndërkombëtare.
Por sipas kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut “Qeveria është vëzhguese në këtë drejtim”, pasi sipas tij “Qeveria e Kurtit s’po e ndërmerr asnjë vendim përballë situatës me (express)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.