Futboll

Skenar i ri për Akanji, rinovim me Borusian dhe huazim tek Interi

Gazeta Si – Manuel Akanji dëshiron Interin dhe ia ka bërë të qartë Borusias. Ka një skenar të ri tashmë: të rinovojë me klubin gjerman, për të kaluar më pas në huazim te zikaltrit.

Deri tani mbrojtësi zviceran e kishte refuzuar rinovimin, por me skenarin e fundit situata ndryshon. Borusia kërkon 20 milionë euro për Akanji, por Interi, duke ditur që mbrojtësit i skadon kontrata në 2023-shin, kërkon që të ulen pretendimet e gjermanëve.

Manuel Akanji me fanellën e Borusia Dortmund. Gazeta Si, 15 gusht 2022

Akanji mund të rinovojë vetëm për një vit dhe pastaj të transferohet tek Interi në huazim me të drejtë blerjeje deri në fund të gushtit. Në këtë rast lojtari do të kënaqej sa i takon destinacionit të ri, kurse klubi zikaltër do të kishte një formë që i leverdis.

Borusia Dortmund në anën tjetër do të ketë kohë deri në 2024-ën të formalizojë shitjen përfundimtare të lojtarit.

Trajneri Simone Inzagi kërkon një mbrojtës që do të zërë vendin e lënë bosh nga Ranokia. Përveç Manuel Obafemi Akanji, që është objektivi kryesor, alternativë është edhe Françesko Açerbi. Mbrojtësi është larguar nga Lacio dhe ka eksperiencë të konsiderueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë