Moti i keq ka “mbërthyer” kryeqytetin mesditën e kësaj të premteje.
Reshjet e dendura të shiut dhe breshrit kanë bërë që uji të vërshojë në rrugë, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.
Vorbulla ciklonike me origjinë nga Europa verilindore zbriti drejt Ballkanit Perëndimor me reshje shiu dhe rënie e konsiderueshme e temperaturave në vendin tonë.
Ditën e sotme (e premte) moti ka qenë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi që nisën pak pas mesdite dhe do të vijojnë pasdite me intesitet kryesor në Juglindje.
Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/27°C
Zona e ulët 15/33°C
Zona bregdetare 20/32°C
Kosova, e Premte data 12 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe rreshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 27°C -31°C .
E Shtunë data 13 Gusht 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 12/25°C
Zona e ulët 14/29°C
Zona bregdetare 19/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



