Gazeta Si – Një 61-vjeçar nga Saranda që jeton në Florida të SHBA-ve është gjobitur me 50 mijë lekë të rinj, ndërsa që policia kufitare ka bllokuar mjetin e tij lundrues, gomone për 30 ditë.
Sipas policisë ata i kanë bërë me shenjë 61-vjeçarit që të ndalojë për kontroll, por ai nuk ka ndaluar dhe ka tentuar të largohet.
“Pas ndalimit të drejtuesit dhe shoqërimit të tij, bashkë me mjetin lundrues, në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. M., 61 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj M.M., hetimi do të vijojë në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




