Fluksi i masave ajrore të paqëndrueshme nga Atlantiku po ndikon Mesdheun duke sjellë paqëndrueshmëri të kushteve atmosferike në vendin tonë gjatë kësaj jave.
Ditën e sotme (e mërkurë) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në veri dhe zonën qëndrore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/29°C
Zona e ulët 15/34°C
Zona bregdetare 20/33°C
Kosova, e Mërkurë data 10 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -32°C .
E Enjte data 11 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu në lindje dhe zonave pvrreth tyre pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/28°C
Zona e ulët 15/33°C
Zona bregdetare 20/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




