Moti

Priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave, java do të jetë e freskët

Anticikloni Afrikan po dobësohet për shkak të masave ajrore të ftohta nga europa veriore të cilat do të ndikojnë  vendin tonë në fillimin e javës ku priten reshje dhe rënie e temperaturave.

E Hënë data 08 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      18/33°C

Zona e ulët         21/36°C

Zona bregdetare  23/34°C

Kosova, e Hënë data 08 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  mesatare  dhe reshje lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 32°C -35°C .

E Martë data 09 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore nuk do të mungojnë  reshje lokale pasdite në formën e stuhive . Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/33°C

Zona e ulët         18/37°C

Zona bregdetare  22/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë