Nga Gazeta Si – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi vodhi banesën e një shtetaseje në lagjen “1 Maji”. Ai u pikas nga pronarja e banesës, teksa tentohej të largohej e cila njoftoi shërbimet policore, të cilat arrestuan në kohë të riun.
“Gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se 26 vjeçari, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




