Futboll

Laçi rikthen trajnerin Vukiçeviç, vjet e largoi që në start

Gazeta Si – Laçi ka surprizuar me zgjedhjen për pasuesin e Shpëtim Duros. Pritej një rikthim dhe flitej për Gentian Mezanin, por në fakt kurbinasit kanë ktheyr malazezin Dejan Vukiçeviç.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Laçit në rrjetet sociale. Surpriza qëndron në faktin se një vit më parë ky trajner nuk pati sukses në stolin kurbinas.

Dejan Vukiçeviç, kur drejtonte Laçin sezonin e kaluar. Gazeta Si, 3 gusht 2022

Vukiçeviç u shkarkua nga detyra pa u mbyllur faza e parë e kampionatit, pasi pati rezultate zhgënjyese. Për këtë arsye rikthimi i tij ka tingëlluar pak çuditshëm në ambientin sportiv në Shqipëri.

Ndoshta këtë herë Vukiçeviç do të ketë më shumë fat në krye të Laçit. Pak ditë më parë u largua trajneri Shpërim Duro. Një largim që u pasua me polemika mes tij dhe drejtuesve të klubit, nëse ishte një dorëheqje apo shkarkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë