Gazeta Si – Plot 101 kg kanabis sativa u sekuestruan nga policia në Korcë, në kuadër të operacionit të koduar “Restart”.
Lënda narkotike, me destinacion Turqinë, ishte e fshehur në shufra metatike, në rimorkion e një kamioni.
Policia tha se në pranga kanë rënë 2 punonjësit e një kompanie private ushqimore, njëri prej të cilëve transportuesi i saj.
M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Tashmë, shkon në 25 numri i të ndaluarve, në 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, të sekuestruara në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur nëntë muaj më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




