Futboll

Manaj debuton me Uatfordin, e nis kampionatin me fitore

Gazeta Si – Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka bërë debutimin me fanellën e Uatfordit në Championship (Kategoria e dytë angleze). Ai u aktivizua 10 minuta në fundin e ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Shefilld Junajtid, ku Uatfordi fitoi 1-0.

Momenti kur Manaj hyn në fushë. Gazeta Si, 2 gusht 2022

Manaj e nisi këtë ndeshje nga stoli dhe hyri në fushë në minutën e 81-të, ku skuadra e tij udhëhiqte 1-0. Menjëherë sulmuesi kuqezi u bë protagonist i një rasti për shënim, por gjuajtja e tij nga jashtë zones u prit nga portieri.

Në ato minuta lojë, Manaj kishte detyrën ta mbante skuadrën përpara dhe ia doli shumë mirë ta bënte këtë gjë. Kampionati ka nisur mirë për Uatfordin, me fitore, ndërsa sulmuesi lushnjar në vazhdim pritet të ketë më shumë minuta dhe pse jo të jetë titullar.

Rei Manaj kaloi këtë verë te Uatfordi, skuadra që që ra nga Premier Liga dhe që kërkon të kthehet menjëherë. Barcelona vendosi për këtë kalim, pas huazimit të lojtarit te Specia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë