Gazeta Si – Situatat në merkato mund të përmbysen nga momenti në moment. E di mirë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, i cili edhe vetë nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Për një moment u duk i sigurt kalimi i tij në huazim tek Uest Hemi. Por kanë kaluar ditë dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Për më tepër, Uest Hemi ka afruar italianin Skamaka dhe ndoshta pista e Brojës ka rënë poshtë.

Por edhe klubi i Çelsit duket i pavendosur në rastin e sulmuesit kuqezi. Broja iku nga turneu amerikan i londinezëve për shkak të një dëmtimi. Tani është kthyer në stërvitje dhe trajneri Tuhel po vlerëson situatën.
Klubi po reflekton para se të marrë një vendim përfundimtar për lojtarin shqiptar. Drejtuesit e Çelsit duan të sistemojnë gjermanin Verner, çka do të thotë se mund të lirohet hapësirë për Brojën. Por asgjë nuk mund të merret e sigurt.
Sulmuesi i duhet të presë, ndërkohë që ofertat për të nuk mungojnë. Uest Hemi ishte gati të paguante 35 milionë euro për ta marrë nga Çelsi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




