Futboll

Gjest i turpshëm i tifozëve turq, kore për Putin kur shënon Dinamo Kiev

Gazeta Si – Fenerbahçe u eliminua nga Championsi, por rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane për shkak të tifozëve të saj. Ata kanë bërë një gjest të neveritshëm gjatë ndeshjes me Dinamon e Kievit në Championsit.

Kanë brohoritur në kor emrin e Vladimir Putin, presidentit rus, kur ukrainasit kaluan në avantazh. Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e botës.

Incidenti i turpshëm ndodhi në stadiumin ‘Ulker’ në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë në Champions, që u mbyll 1-2. Sapo Dinamo shënoi golin e parë me Bujalski, një pjesë e madhe e tifozëve në stadium nisën koret me emrin e Putinit.

Lojtari ukrainas festoi golin, duke bërë gjestin e shqiponjës, që duket se ka lidhje me rivalët e Fenerbahçes, Beshiktashin. Një gjest, që nuk u pëlqeu tifozëve vendës, të cilët reaguan me emrin e pushtuesit të Ukrainës.

Tifozët e Fenerbahçes gjatë ndeshjes me Dinamon e Kievit. Gazeta Si, 28 korrik 2022

Pamjet nga Turqia kanë shkaktuar një zemërim të thellë në rrjet. Ky gjest është dënuar nga e gjithë bota, ndërkohë institucionet e UEFA-s pritet të marrin masa ndaj klubit turk. Ngjarja është dënuar edhe nga shumë tifozë në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë