Gazeta Si – Do të jetë një klasike e madhe e futbollit botëror finalja e Europianit të femrave, që luhet të dielën në ‘Wembley’. Anglia dhe Gjermania luajnë aktin e fundit të këtij aktiviteti.
Gjermania është finalistja e dytë. Ndryshe nga Anglia, që fitoi thellë 4-0 ndaj Suedisë së Kosovare Asllanit, skuadra gjermane hasi jo pak vështirësi në gjysmëfinalen ndaj Francës. Ndeshja e luajtur në Milton Keynes dhuroi emocione të mëdha dhe u mbyll 2-1.

Protagoniste e kësaj sfide ishte kapitanja gjermane, Aleksandra Pop, e cila me dopietën e sotme u ngjit në kuotën e 6 golave. Ajo e kaloi Gjermaninë në avantazh në minutën e 40-të. Franca bvarazoi falë autogolit të portieres Frohms, por sërish mendoi Pop.
Përsëri me asist të Svenja Huth, shoqe skuadre te Volfsburgu, ajo realizoi golin e fitores. Gjermania do të luajë finalen e 9-të në një Europian, ku në 8 raste ka dalë fitimtare. Me Anglinë do ta ketë vërtet të vështirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




