Gazeta Si – Ëndrra e Shkupit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar sot, në ‘Todor Proeski’. Ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut është eliminuar nga ky kompeticion nga kroatët e Dinamos së Zagrebit. Ai që ka ndëshkuar ekipin shqiptar ishte një tjetër shqiptar, Arijan Ademi.
Mesfushori i kombëtares së Maqedonisë së Veriut realizoi golin e fitores në Shkup sapo nisi pjesa e dytë. Ademi goditi saktë brenda zonës, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Ndeshja e parë në Zagreb kishte përfunduar në barazim, 2-2.

Duhet theksuar se ishte një paraqitje dinjitoze e Shkupit, që del me kokën lart nga kompeticioni më i rëndësishëm europian në rang klubesh. Skuadra vendëse tregoi një nivel të lartë loje dhe pati raste për shënim, por nuk mundi të bënte mrekullinë.
Në momentet e fundit të ndeshjes pati edhe momente nervozizmi, çka solli 4 kartonë të verdhë vetëm në kohën shtesë.
Shkupi takon kalon në Ligën e Europës, ku në turin e tretë të saj do të ndeshet me irlandezët e Shamrok Rovers. Të tre ekipet kampione shqiptare, Tirana, Ballkani dhe Shkupi, janë eliminuar nga Championsi, por vazhdojnë rrugën e tyre në kompeticione të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




