Futboll

Edhe Hysaj drejt Spanjës, Gatuzo e do te Valencia mbrojtësin kuqezi

Gazeta Si – Sezoni i parë me fanellën e Lacios nuk ishte mbresëlënës për Elseid Hysaj, edhe pse ai u aktivizua vazhdimisht nga trajneri Mauricio Sarri. Lojtari i Kombëtares mund të ndjekë rrugën e Bares, Balliut dhe Uzunit, duke kaluar në Spanjë.

Për Hysaj ka një pistë konkrete. Valencia ka pasur kontakte me Lacion për mbrojtësin që luan në të dy krahët. Trajneri Gatuzo e njeh mire që nga koha kur ka drejtuar Napolin dhe e dëshiron shkodranin në skuadër.

Hysaj me fanellen e Lacios. Gazeta Si, 26 korrik 2022

Për momentin çdo skenar është i hapur. E sigurt është se trajneri Sarri i ka kërkuar Igli Tares një mbrojtës të majtë, pasi në këtë pikë Lacio ka çaluar sezonin e fundit. Dhe aty më së shumti ka luajtur Hysaj.

Oferta e parë e Valencias për Lacion është shumë e ulët, 2 milionë euro, ndërsa Hysaj vetë mund të përfitojë më shumë, 3 milionë euro në sezon. Klubi italian nuk ka vendosur ende dhe Hysaj mbetet pezull për momentin.

Lojtari i Kombëtares deri tani është aktivizuar vetëm në futbollin italian, me Empolin, Napolin dhe Lacion. Në të trija këto skuadra ka pasur trajneri Sarrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë