Gazeta Si – Nerva të tendosura mes Mesit dhe Serxho Ramosit në stërvitje, si në kohën kur ishin kunbdërshtarë në La Liga. Një skenë që mund t’i ketë pëlqyer trajnerit të ri Kristof Galtier, i cili kërkon një skuadër më ‘të keqe’.
Leo Mesi ka përfunduar në ‘morsën’ e Serxho Ramos, si në kohët e vjetra, kur argjentinasi luante për Barcelonën dhe spanjolli për Real Madrid. Të gjithë i kujtojnë ndërhyrjet ‘killer’ të Ramos ndal ‘pleshtit’.
Messi angry and arguing with Ramos after he tackled Messi hard in training 😬 pic.twitter.com/dMRXDqzHEU
— Xabhi ✪ (@FCB_Lad) July 24, 2022
Një të tillë spanjolli ia ka kuajtuar Mesit në stërvitje së fundi, duke provokuar njen reagim jo pak nevoz. Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe stafit për të qetësuar situatën.
Xixa si të kohës, kur Ramos kishte detyrën të ndalte me çdo mënyrë Mesin, në sfidat e përjetshme Real Madrid-Barcelona. Duele me faulle të ndaluara, provokime, përplasje fytyrë më fytyrë dhe kartonë.
Tani ata ndajnë të njëjtën dhomë zhveshjeje te PSG. Mënyrat e vjetra u shfaqën në stërvitjen e fundit në Japoni, që duhej të ishte një shfaqje që do të dhuronte emocione për mijëra tifozë vendës. Ata kishin paguar 30 euro për t’i parë dhe në fund shijuan një skenë të denjë për ‘El Clasico’.

Ishte një aksion tipik. Mesi mori topin dhe u kthye për të ikur me shpejtësi, por ka marrë një goditje nga Ramos në këmbën mbështetëse. E kotë për të ndalur golin, por mjaftoi për të nervozuar Mesin, që fillimit e pa me inat shokun e skuadrës dhe pastaj lëshoi ndonjë fjalë të tepërt.
Ramos kërkoi falje, por Mesi vazhdoi me të njëjtën gjuhë dhe më pas edhe spanjolli ngriti zërin. Stafi ndaloi lojën për të qetësuar situatën. Mesi dhe Ramos ishin titullarë në fitoren 6-2 ndaj Gambas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




